Aksident në Gostivar, devijojnë veturat dhe përplasen

Një aksident spektakolar me finesat e një filmi horor ka ndodhur sonte rreth orës 22:00 në Gostivar. Fordi me targa të Shkupit i parkuar në rrugën “Kej Vllazërim Bashkimi”, është mbështetur për objektit kolektiv, pasi vetura e markës “Audi- A3” me shpejtësi të madhe ka devijuar nga rruga dhe është përplasur me “Fordin” e parkuar.

Ata thanë që rasti mund të ishte fatal, pasi vetëm pak minuta para se të ndodhte aksidenti, aty afër kanë qenë një grumbull punëtorësh që kanë pritur autobusin për të udhëtuar në vendin e punës në ndërrim të tretë.

Advertisement

Aksidenti që ndodhi pranë Ordinancës Stomatologjike M – Dental, shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale. Krahas dëmtimit të dy makinave të përfshira në aksident, janë dëmtuar shenjat e komunikacionit, gardhi prej hekuri përskaj rrugës si dhe disa shtylla të ndriçimit publik.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like

+ There are no comments

Add yours