Aida Dërguti kërkon që gjykimi i rastit të vrasjes së 18-vjeçares të transmetohet drejtpërdrejt

Estimated read time 1 min read

Ish-deputetja Aida Dërguti ka kërkuar që gjykimi për rastin e vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj, të transmetohet drejtpërdrejt.
“Gjykimin e rastit të Ferizajt e duam publik, në transmetim të drejtpërdrejt”, ka shkruar ajo në Facebook.

Më 22 gusht, 18-vjeçarja M.O. u la në spital nga dy të dyshuar. Më pas u konstatua vdekja e saj. Ajo dyshohet se u vra nga D.K. për motive xhelozie. I njëjti dyshohet se ndaj viktimës kishte ushtruar dhunë për shkak se dyshonte se viktima e kishte tradhtuar me djalin e dajës së tij. Ndërkaq, A.S. dyshohet të ketë marrë pjesë në ushtrimin e dhunës fizike dhe psikike ndaj viktimës.

Advertisement

Të dy janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like