Ahmeti apelon për vaksinim masiv

Estimated read time 1 min read

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook ka apeluar deri tek të gjithë qytetarët për vaksinim maksimal dhe njëherësh ka shprehur ngushëllimet e tija më të sinqerta për familjet e viktimave nga COVID19, informon GAZETA.MK

Ahmeti me këtë rast ka shkruar se ai dhe familja e tij janë vaksinuar që në muajin maj pasi që ajo është mënyra e vetme për tu ballafaquar me virusin vrastar COVID19.

Kryetari Ahmeti gjithashtu ka thënë se tashmë për çdo ditë po pranojmë lajme të rënda nga rrethi i ynë më i ngushtë. Sipas tij vetëm gjatë 24 orëve të fundit ndërruan jetë, vëllai i shokut tim Bekir Asanit bashkë me të vajzën e tij 33 vjeçare dhe vëllai i mikut tim Nevzat Bejtës gjithashtu.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like