Ademi: Regjistrimi ka nevojë për më pak politikë, më tepër punë profesionale

Ditë më parë drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë shpalosi metodologjinë për regjistrimit e popullsisë sipas të cilit familjarët nuk do e kenë të drejtën të deklarojnë përkatësinë etnike dhe fetare të afërmve të tyre që janë në mërgim.

Por, këto pretendime te drejtorit te Entit Shtetëror për Statistikë nuk kanë bazë as në ligj e as në metodologji.

Deputeti i BDI-së, Arbër Ademi, kryetar i komisioni për Çështje Evropiane, komisioni amë i ligjit, sqaron:

“Një gjë e tillë nuk qëndron as në ligj e as në metodologji dhe është absurd të mendohet e lëre më të zbatohet.
Regjistrimi ka nevojë për më pak politikë, më tepër punë profesionale.
Andaj insistojmë që regjistrimi të bëhet pa paragjykime dhe agjenda partiake, etnike dhe politike sepse vetëm një proces i tillë do ta ketë besimin e gjithë shoqërië.” ka deklaruar Ademi

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like