Abdixhiku: LDK do të marr pjesë në votimin e presidentes

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se kjo parti do të marr pjesë në votimin e Vjosa Osmanit si presidente.

Përmes një konference për media, Abdixhiku tha se këtë vendim e ka marrur Kryesia e partisë.Tutje, Abdixhiku tha se pret nga deputetët ta respektojnë vendimin.

“Pas një diskutimi të hapur, të gjithë bashkarisht kemi marrë vendim që LDK nuk do të bëjë obstruksione në zgjedhjen e presidenti të vendit, dhe LDK të marrë pjesë në votimin për presidentin, ky është vendim i Kryesisë i votuar me shumicë absolute. Pres që secili deputet të respektojë vendimin e shumicës dhe pres që nga secili deputet të sillen si institucionalist dhe ta kapërcejnë veten dhe cfarëdo hidhërimi që mund të kenë”, tha Abdixhiku./GazetaBlic

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like