A r r e s t o h e t Igor Spasov, i dënuar për v r a s j e n e Martin Neshkovskit

Igor Spasov i dënuar për vrasjen e Martin Neshkovskit është arrestuar sot në Sofje.

“Jemi të njoftuar nga kolegët bullgar se pas urdhërarrestit ndërkombëtar të shpallur nga ana jonë sot është arrestuar Igor Spasovski”, ka deklaruar për MIA-n, Toni Angellovski.

Spasovi është i dënuar në 14 vite burg për vrasjen e Neshkoskit që ndodhi në kremtimin e fitores së VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet parlamentare më 2011.

MPB nënshkroi urdhërarrest ndërkombëtar për Spasovin në fund të tetorit të vitit 2019 pasi ai nuk u kthye në burg pas përfundimit të mjekimit.

Advertisement

“Igor Spasovi është kërkuar me urdhër të lëshuar nga ana e Gjykatës Themelore- Shtip për vepra të kryera penale sipas nenit 123 dhe nenit 386 të KP të RMV-së për vuajtjen e dënimit me burg prej 7 vite e 3 muaj”, qëndron në ueb faqen e MPB-së./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like