A do të futet Maqedonia në karantinë? Të hënën mblidhet KSI-ja

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse anuloi mbledhjen ku duhej të diskutohej nëse në Maqedoninë e Veriut duhet të ketë karantinë.

Autoritetet shëndetësore të hënën paralajmëruan se këto ditë do të analizohet gjendje epidemiologjike në Maqedoninë e Veriut dhe nuk përjashtuan mundësinë për vendosje të orës policore nëse numrat tregojnë se një masë e tillë është domosdoshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Mbledhje e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse u anulua për ditën e hënë. Vazhdimisht e ndjekim gjendjen. Nëse numri i të infektuarve të rinj sot është 1.500, ne duhet të mblidhemi për të parë çfarë më tej. Masat që tashmë janë në fuqi janë të mira dhe parandalojnë bartjen e virusit, por duhet të respektohem. Nëse është thënë të mos dilet nga shtëpia pa nevojë, s’duhet të dilet. Kemi shumë hospitalizime, shumë të infektuar dhe shumë të vdekur. Për këtë shkak disa herë përsëritëm se nuk përjashtohet mundësia e orës policore, por së pari t’u japin mundësi masave. Na nevojitet më shumë disiplinë dhe dëgjueshmëri”, thonë nga komisioni për ‘Faktor.

Advertisement

Ndryshe, gjatë ditë së djeshme në Maqedoni u regjistrua rekord i ri për nga rastet e reja me 1.321 raste të reja, ndërsa momentalisht në Maqedonia gati 16.000 raste aktive me COVID-19./Telegrafi/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like

+ There are no comments

Add yours