Breaking News :

nothing found
10-06-2023

AAK vendos për koalicionet parazgjedhore

Advertisement

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Xhafer Gashi ka thënë se AAK-ja nuk do të bëjë koalicion parazgjedhor me as një parti dhe se do të futet e vetme në zgjedhje.

Gashi ka thënë se qëndrimi i Këshillit Drejtues të AAK-së është që të garojë e vetme në zgjedhje.

“Po tash mbetet të shihet verdikti i Gjykatës, verdikti përfundimtar dhe besoj që subjektet janë përgatitur që të shkojnë në zgjedhje. Aktualisht qëndrimi i Këshillit Drejtues të AAK-së është që të rrugëtojë vetë Aleanca, pas zgjedhjeve do të shohim pastaj se si do të zhvillohet. Jo..(nuk do të ketë koalicion parazgjedhor)”, ka thënë Gashi.

Gashi ka thënë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e ka kryetarin e saj, Ramush Haradinajn si kandidat për president pasi që e kanë vlerësuar të denjë për atë pozitë, duke vlerësuar edhe të kaluarën e tij.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në këtë rast kryesia e Këshillit Drejtues e ka nxjerrë një propozim, kandidat që ne e vlerësojmë që është i denjë për të udhëhequr me vendin dhe duke e llogaritur edhe të kaluarën e tij dhe njëherë subjektet e tjera nuk kanë ofruar një kandidat”, deklaroi Gashi. Gazeta/Sinjali

Advertisement

Read Previous

Koeman: Nuk jemi më në luftë për titull

Read Next

Legalizimi i marihuanës? Xhaferi: Ne nuk jemi Holandë