Obama: E dija që Trump do kishte vetëm një mandat

Ish-presidenti Barack Obama ka deklaruar se ai nuk priste që Donald Trump të fitonte zgjedhjet në vitin 2016 dhe nuk është aspak i befasuar nga refuzimi i tij për një tranzicion paqësor të pushtetit.
Në një intervistë me gazetën spanjolle “El Pais” për të promovuar librin e tij “Toka e Premtuar”, Obama krahasoi hezitimin e administratës së Shtëpisë së Bardhë për të pranuar humbjen ndaj Joe Biden me pasojat e zgjedhjeve të vitit 2016 që vendosën Trump në detyrë.

Obama tha se ai e kishte telefonuar për të uruar Trumpin në natën e fitores së tij dhe kishte bërë plane të menjëhershme për të ndihmuar administratën e re, duke mësuar nga ndihma e ofruar nga paraardhësi i tij George W. Bush.
Obama tha se “një transferim paqësor i pushtetit midis partive është pjesë e asaj që e bën një demokraci të funksionojë.
Më shumë se dy javë nga zgjedhjet, Trump ka refuzuar të pranojë rezultatin e zgjedhjeve dhe ka nisur sfida ligjore duke pohuar pa prova se zgjedhjet janë manipuluar.

Advertisement

“Unë nuk jam i habitur me veprimet e Trump”, tha Obama.
Duke folur se si ai e sheh ndryshimin që SHBA-ja ka parë gjatë katër viteve që ai u largua nga detyra, Obama tha: “Nuk ka dyshim se disa dëme të mëdha janë bërë si këtu në Shtetet e Bashkuara dhe në botë”.
Libri i Obamës ka thyer rekorde në ditën e parë të publikimit, duke shitur 887,000 kopje në SHBA dhe Kanada.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like