Shtetasit e Shqipërisë në Serbi vetëm me letërnjoftim

Qeveria e Serbisë miratoi sot vendimin që u mundëson shtetasve të Shqipërisë të hyjnë në territorin e Serbisë vetëm me një kartë identiteti të vlefshme biometrike.

Vendimi është rezultat i një marrëveshje të nënshkruar midis dy vendeve, e cila lehtëson qarkullimin e njerëzve, mallrave dhe kapitalit, raportojnë mediat serbe.

Advertisement

Zbatimi i këtij vendimi, siç thuhet, krijon parakushte shtesë për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik, shkencor, arsimor, sportiv dhe kulturor midis dy vendeve.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like