Mickoski me porosi për Zaevin: Do t’i humbish zgjedhjet, tërhiqu!

Estimated read time 2 min read

Shtip, 27 tetor – Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në mini mitingun e sotëm në Zletovë në komunën e Probishtipit, ku u promovua kandidati për kryetar komune, Marjan Milenkovski porositi se pushteti aktual do të humbasë, por siç tha, të paktën le të tërhiqen në mënyrë dinjitoze. Theksoi se ditëve të fundit shikon një fushatë të paparë të zezë dhe propagandë e cila vetëm e konfirmon panikun në radhët e LSDM-së. Mickoski shtoi se nga pushteti sapo të hapin gojën i gënjejnë qytetarët.

“Po e dëgjoja dje në konferencë për shtyp Zoran Zaev thotë se do të investonte në periudhën që vijon as më pak, as më shumë se 12 miliardë euro. Edhe miliarda e Cile është një fëmijë i vogël për Zoran Zaev. Njeriu mund të thotë rehat 50, 100 miliardë, që ai e di se çfarë është një miliard. Por, ajo është ajo që Zoran Zaev e din më së miri dhe guxon më së mirë, njeriu thjeshtë nuk ka fytyrë, sepse kështu është prej natyre”, tha Mickoski.

Ai theksoi se në këtë moment armiku më i madh i marrëdhënieve etnike është pikërisht Zaev dhe partneri i tij BDI. Në tubimin parazgjedhor në Zletovë, Mickoski theksoi se nuk ka asnjë shembull tjetër në botë ku qeveria punon kundër interesave të vendit të vet, siç bën qeveria e LSDM-së dhe Zoran Zaev me Bullgarinë dhe presionin ndaj Komisionit, duke kërkuar të pranojë gjithçka, në kundërshtim me të gjitha faktet dhe të bëjë pazare me atë që është e shenjtë për shtetin.

Advertisement

Lideri i VMRO-DPMNE-së iu referua edhe gjendjes aktuale me KOVID 19. Ai theksoi se në vendet shumë të zhvilluara vetëm 10 për qind e pacientëve të shtruar me KOVID përfundojnë me vdekje. Kjo tregon se sistemi shëndetësor është i kalbur.

“Për momentin numri i të vdekurve është 7.000 njerëz, më shumë se 7.000 njerëz dhe kjo është më shumë se 11 qytete në Maqedoni që vetëm i sqaron pasojat katastrofike në vendin tonë”, theksoi Mickoski.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like