Pesë muaj pas infektimit me Covid-19, këngëtarja e njohur shqiptare, Eni Koçi, ka folur për shqetësimin që po përjeton.
Këngëtarja në rrjetin social Instagram ka shkruar se ende nuk i është kthyer shija e as nuhatja.
“Nëse ndonjëri prej jush e ka kaluar covid-in, ju lutem më tregoni a ju është kthyer shija dhe nuhatja. Kam 5 muaj që pres të më kthehet dhe asgjë”, ka shkruar Eni.
Eni ka thënë se e vetmja gjë që ndjen është një shije shumë e keqe e ndonjë ushqimi.
Advertisement
“E vetmja gjë që ndjej është një shije tmerrësisht e keqe e ndonjë ushqimi. Nëse ndonjëri ka zbuluar se si të shpëtojmë nga kjo punë, më njoftoni”, ka shkruar këngëtarja në Instagram./21Media
Advertisement
Advertisement