Grubi dorëzoi në Qeveri planin për shpërndarjen e 1.357 administratorëve

Ministria për Sistem politik dhe Marrëdhënie ndërmjet bashkësive sot në Qeveri ka dorëzuar planin për shpërndarjen e punonjësve administrativ.

Nga kjo ministri thonë se me këtë plan do të bëhet shpërndarja e 1.357 punonjësve administrativ në gjithsej 258 institucione.

“Në pajtim me nenin 4, paragrafi (1) i Ligjit për shpërndarjen e nëpunësve administrativ të punësuar përmes programit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat në Ministrinë për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive do të realizohet shpërndarja e gjithsej 1.357 punonjësve administrativ në gjithsej 258 institucione të pushtetit local dhe organe tjera shtetërore të themeluara në pajtim me Kushtetutën dhe me ligj”, thonë nga kabineti i Artan Grubit.

Nga kabineti i Grubit gjithashtu potencojnë se kjo kategori e të punësuarve do të sistemohet edhe nëpër institucionet nga fusha e arsimit, shkencës, shëndetësisë, kulturës, mbrojtjes sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve, sportit si dhe nëpër veprimtarit të tjera me interes publik.

Advertisement

Ndërkaq, zëvendëskryeministri i parë, z. Grubi thotë se ky plan përfshin të gjithë të punësuarit në Ministrin për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, të cilët kanë lidhur kontrata punësimi deri më datën 31 dhjetor të vitit 2019.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like