Hoxhaj për tollovinë tek “1 Tetori”: E dhimbshme – Kjo është pasqyra e qeverisjes pa plan e program

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka reguar për tollovitë e krijuara tek salla “1 Tetori” ku po vazhdon vaksinimi për COVID-19.Me anë të një postimi në Facebook, Hoxhaj ka fajësuar qeverinë për organizim të dobët të një procesi të thjeshtë vaksinimi.
Ai ka thënë se është për keqardhje të shohësh prindërit e gjyshërit tanë në këtë gjendje, të dëshpëruar për një vaksinë e cila nuk u erdhi për një kohë të gjatë.
Hoxhaj ka thënë se këto imazhe janë pasqyrë e një qeverisje pa plan e program.Postimi i plotë:Është për keqardhje të shohësh prindërit e gjyshërit tanë në këtë gjendje. Të dëshpëruar për një vaksinë e cila nuk u erdhi për një kohë të gjatë, tani të shtyhen me njëri-tjetrin sepse Qeveria nuk ka ditur të organizoj një proces të thejshtë vaksinimi.Kështu, më shumë ekziston rreziku që ata të infektohen me Covid, sesa mundësia që të vaksinohen. Kjo është pasqyra e një qeverisje pa plan e program. Pa dije e përvojë për të ndihmuar qytetarët e saj. E dhimbshme. Shumë e dhimbshme./Orainfo/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like