






Sot shënohet 40-vjetori i rënies së Nebih dhe Tahir Mehës, të cilët nga kulla e tyre në Prekaz, iu kundërpërgjigjen me armë policisë dhe ushtrisë jugosllave, që kishin shkuar t’i arrestonin.
Në mëngjesin e 13 majit 1981, forca të mëdha policore dhe ushtarake kishin rrethuar kullën e Nebih dhe Tahir Mehës, të cilëve u kërkuan që të dorëzoheshin, por në vend të dorëzimit, ata iu përgjigjen me të shtëna të pushkëve, ku luftimet zgjatën për tërë ditën, deri në orët e mëngjesit.
Në luftime heroikisht kanë rënë Nebihu dhe Tahiri, kurse të vdekur kanë mbetur disa policë serb, numri i saktë i të cilëve nuk është bërë i ditur asnjëherë.
Për nder të dëshmorëve Meha, Komuna e Skenderajt ka njoftuar se mbahen aktivitete përkujtimore.
Zbulohet busti i heronjëve, Emin Lati, Nebih, Tahir e Beqir Meha./DielliNews.info
Emin (Lati) Meha 1892-1974
Nebih (Emin) Meha 1910-1981
Tahir (Nebih) Meha 1943-1981
Beqir (Nebih) Meha 1936-1999


