Agron Vrangalla Naser Ziberit: U nise për në mulli dole në pazar

Agron Vrangalla, udhëheqësi i emisionit Click Plus të TV21 ka thumbuar kandidatin për kryeministër të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Naser Ziberin – aktualisht Avokat i popullit për faktin se si kandidat për kryeministër përfundoi si Avokat i Popullit. “Një fjalë e urtë tek ne në Kërçovë thot: U nise në mulli e dole në pazar” i ka thënë Vrangalla Ziberit” ka thënë Vrangalla, shkruan NMK-Post.
Nga ana tjetër Naser Ziberi i është përgjigjur se ka përzgjedhur këtë pozicion për të qenë afër popullit, duke thënë se kjo pozitë kërkon votim në parlament njëjtë sikurse edhe kryeministri. Ai gjithashtu ka thënë se edhe Mickovski ka kandiduar por nuk është bërë kryeministër, duke aluduar se jo të gjithë kandidatët që garojnë mund të marrin pozitën numër nji të ekzekutivit. “Kryeministri shqiptar do të bëhet dhe ju të gjithë e dini. Ska rëndësi kush do të jetë ai” ka thënë Ziberi./NMK-Post

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like