Breaking News :

nothing found
05-10-2022

Zyrtarja e lartë në KQZ kërcënohet nga anëtari i Vetëvendosjes

Advertisement

Zyrtarja Ligjore në Arkivin e Sekretariatit të KQZ-së, dy ditë më parë ishte kërcënuar nga anëtari i KQZ-së Alim Rama, i cili vjen nga Vetëvendosje.

 

Ajo në ankesën e saj drejtuar Kryeshefit ekzekutiv i Sekretariatit të KQZ-së, Burim Ahmetaj, ka thënë se Rama i kishte kërkuar që të ja jepte kërkesën e dërguar në Këshill Prokurorial në lidhje me personat që kanë të drejtë të marrin pjesë në lista zgjedhore, por se ajo i kishte thënë se këtë duhej ta bënte në formë zyrtare përmes emailit apo në forma të ndryshme përmes udhëheqësve në SKQZ.

Pa këtij momenti ajo rrëfen se si Rama kishte filluar me kërcënime.

“Unë kam me kall këtë zyrë, nëse nuk mi jepni dokumentet.. Kam me jav nxi jetën më shumë në këtë institucion…”, ka shkruar ajo në ankesën e dorëzuar drejt Ahmetaj.

Ajo ka thënë tutje se nëse vazhdon ky presion psikik ndaj saj nuk do të mundet ta ushtroj detyrën e saj.

Advertisement

Read Previous

Pendarovski priti sot ushtruesin e detyrës në Ambasadën e Shtetit të Katarit

Read Next

Haradinaj uron Bidenin, i tregon se edhe ky po garon për president