Pendarovski priti sot ushtruesin e detyrës në Ambasadën e Shtetit të Katarit

Presidenti Stevo Pendarovski priti sot ushtruesin e detyrës në Ambasadën e Shtetit të Katarit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sheik Jasim bin Hamad Al-Tani.

Në takim, siç njoftoi Kabineti i Pendarovskit, u shkëmbyen mendime mbi rrjedhën dhe dinamikën në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe midis dy vendeve dhe u riafirmua interesi për zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Katarin në të gjitha fushat me interes të përbashkët. Në këtë drejtim, u shqyrtuan mundësitë për përdorimin e potencialeve ekonomike në dispozicion për të dy vendet, intensifikimi i marrëdhënieve të biznesit dhe mundësia për realizimin e investimeve të huaja në vend.

Presidenti Pendarovski, siç thuhet, potencoi nevojën për të përmirësuar kornizën kontraktuale dhe rrumbullaksimin e marrëveshjeve dypalëshe të bashkëpunimit, si dhe nevojën për lehtësimin e mëtejshëm regjimit të vizave.

Advertisement

Kreu i shtetit Pendarovski dhe ushtruesi i përkohshëm i detyrës, sheik Jasim bin Hamad Al-Tani, gjithashtu shkëmbyen mendime mbi sfidat që dalin nga trajtimi i pandemisë KOVID-19, si dhe mbi pasojat e situatës aktuale në nivel global. Presidenti Pendarovski shprehu mirënjohje për donacionin nga Shteti i Katarit në trajtimin e KOVID-19 dhe shfaqi shpresën për bashkëpunim të mëtejshëm në fushën e shëndetësisë.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like