ZJARRI NË SPITALIN E TETOVËS, 4 EKSPERTË GJERMAN DO TË KYÇEN NË HETIME

Estimated read time 3 min read

Dy kriminalistë të forenzikës për hetimin e zjarreve dhe dy kriminalistë për matjen laserike të hapësirave dhe për fotografim do të jenë pjesë e kipit gjerman që do të kyçet në hetimet e tragjedisë që ndodhi mbrëmjen e 8 shtatorit në spitalin modular të Tetovës. Ekipi katër anëtarësh pritet të arrijë këtë javë në Tetovë. Zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski tha se në MPB përgatitet mbështetje në formën e mjeteve, drafteve, planeve dhe informacioneve të tjera relevante që mund të ndihmojnë në vërtetimin e fakteve.

DUSHKO ARSOVSKI, ZËDHËNËS I QEVERISË
“Ekspertët gjermanë do të punojnë bashkërisht me kriminalistët në MPB si mbështetje ndaj Prokurorisë Themelore gjatë hetimit të vërtetimit të arsyeve për zjarri në Spitalin Modular në Tetovë”.
Ndërkaq, kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në “Facebook” parashtroi 10 pyetje për të cilat opinioni nuk ka marrë përgjigje nga kryeministri Zoran Zaev dhe nga ministri Venko Filipçe.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-SË
“Si janë ndërtuar spitalet modulare, çfarë materiale dhe në cilën mënyrë?
A ka kërkuar Ministria e Shëndetësisë nga ndërtuesi standardet minimale për ndërtimin e këtyre objekteve?
Sa është paguar për ndërtimin e tyre dhe a përkon me prodhimin e marrë?

Pse nuk ka pasur pajisje kundër zjarrit dhe sistem për mbrojtje kundër zjarrit?
Pse nuk ka pasur personel mjekësor të mjaftueshëm dhe si është ajo mbrojtje shëndetësore ku mjek janë familjarët e të sëmurëve?
Pse është paguar ryshfet për kujdes ndaj pacientëve?
Cili nga Qeveria kërcënon familjarët e viktimave nga aksidenti dhe ua tërheq vëmendjen për dëshmi?

Advertisement

Nëse Departamenti për krim të organizuar në Prokurori nuk udhëheq në procedurë, atëherë kush duhet ta bëjë këtë në prokurori?
A e dëgjoi PTHP deklaratën e kryeministrit Zaev i cili pranoi se është i i përfshirë thellë në hetimin që duhet të jetë objektiv?
Çfarë duhet të ndodhë që Zoran Zaevi dhe Filipçe të japin dorëheqje”.

Mickoski thekson se karriget e Zaevit dhe Filipçes nuk janë më të rëndësishme se e vërteta. Në tragjedinë që ndodhi në spitalin modular të Tetovës humbën jetën 14 persona dhe 12 të tjerë mbetën të lënduar. Spitali I Tetovës sot informoi se shtatë nga dymbëdhjetë pacientët që u shpëtuan nga zjarri janë shëruar dhe kanë dalë nga spitali ndërsa 5 të tjerë po vazhdojnë trajtimin në spital, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore është stabile. /SHENJA/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like