“Zjarret Në Maqedoni”, nuk do të shpallet gjendje krize

Estimated read time 2 min read

Në mbledhjen e mëngjesit të grupit për vlerësim njëzëri është vlerësuar se nuk ka nevojë për shpalljen e gjendjes së krizës në shtet për shkak të zjarreve që shpërthyen dje.

“Pas një debati të gjatë dhe pas shqyrtimit të gjendjes aktuale me zjarret, njëzëri vendosëm se nuk ka nevojë për shpalljen e gjendjes së krizës, por do të jemi në kryesim të vazhdueshëm dhe nëse puna shkon drejt të keqes, në shpejtësi do të mbajmë seancë në të cilën do të kërkojmë që shpallet gjendje e krizës në një pjesë të territorit të shtetit, aty ku është kapluar nga zjarri”, tha drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza, Stojançe Angellov në paraqitjen para mediave që u mbajt sot, transmeton TV21.

Advertisement

Këtë e vendim, siç sqaroi ai, e kanë sjellë për disa arsye. E para – për shkak se presidenti Stevo Pendarovski gjatë ditës së djeshme ka dhënë urdhër për përdorim të Armatës. Njëashtë, janë hapur edhe kanalet për ndihmë ndërkombëtare. Pas Serbisë, Bullgarisë dhe Sllovenisë, ndihmë ka ofruar edhe Greqia.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like