Zi në familjen e ish-futbollistit të kombëtares, humb jetën i vëllai

Dhimbje dhe humbje e madhe për ish-futbollistin e kombëtares, Skënderbeut dhe Tiranës, Kristi Vangjeli dhe familjen e tij.

Vëllai i lojtarit korçar,Pavli, 36 vjeç, është ndarë nga jeta para kohe për arsye shëndetësore. Ai ka qenë futbollist m e disa ekipe greke në të shkuarën, mes të cilave edhe me PAOK-un e Selanikut.

Advertisement

Ai jetonte dhe punonte në Australi, ku stërviste ekipe moshash. Pavli Vangjeli ka qenë pjesë e moshave të Skënderbeut, për të kaluar më pas te PAOK i Selanikut, U-20.

Ai e nisi karrierën me moshat e Skënderbeut dhe më pas emigroi në Greqi me familjen, ku së bashku me Kristi Vangjelin u formuan si futbollistë në ekipet e Selanikut. /e.a/noa.al/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like