Zgjedhje në kohë pandemie në Kosovë, propozohet rritja e numrit të qendrave të votimit

Kosova do të mbajë zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare në fund të janarit apo fillim të shkurtit të vitin 2021, në kohën kur po përballet edhe me pandeminë.

E për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve gjatë organizimit të zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, mund të marr praktika nga vendet me demokraci të zhvilluar të cilat kanë organizuar zgjedhje në pandemi, thotë Albert Krasniqi, menaxher i programeve në Demokraci Plus.

 

Ai thotë se zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë, edhe pse me disa probleme të vogla mund të jenë mësim për KQZ-në

 

.Krasniqi përmend disa praktika që mund të zbatohen, në mënyrë që në ditën e zgjedhjeve të ruhet shëndeti publik, siç është rritja e qendrave të votimit, zgjatja e orarit, por edhe zgjatja e kohës së votimit më shumë se një ditë.

Advertisement

 

“Do duhej të kishte konsideratë për tubimet publike të aktiviteteve të fushatës zgjedhore që besoj se do të mund të orientohen më shumë ka aktivitetet online e në medie, por të shmangen tubimet publike”, kthënë Krasniqi.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like