• 28-11-2021

Zbardhen katër grabitje, arrestohet shkupjani 37-vjeçar

Pas informacioneve paraprake, gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 10:50, në rajonin e fshatit Mrallino, në vendin e quajtur Drma është arrestuar 37 vjeçari F.A. nga fshati Jurumleri, fillimisht nën dyshim për kryerjen e një grabitje në një vilë.

F.A. fillimisht është prezantuar si shtetas i Kosovës me iniciale M.A., ndërsa pas vërtetimit të identitetit, policia ka arritur të zbardh gjithsej katër grabitje të kryera në vikend-shtëpiza në rajonin e Petrovecit.

Gjatë kryerjes së kontrolleve policia ka gjetur gjësende që lidhen me grabitjet në fjalë.

37-vjeçari është arrestuar, ndërsa pas përfundimit të dokumentacionit, kundër tij do të parashtrohet padi penale për shkelje të nenit 236 nga Kodi Pernal.

Read Previous

Karantina e pastron përkohësisht ajrin në Evropë, por si pasojë e ndotjes ende vdesin më shumë se 400.000 njerëz në vit

Read Next

42-vjeçarja mbledh 50 mijë euro donacion për kancer, i shpenzon të gjitha në bixhoz

%d bloggers like this: