Karantina e pastron përkohësisht ajrin në Evropë, por si pasojë e ndotjes ende vdesin më shumë se 400.000 njerëz në vit

Mbyllja e shteteve në karantinë, si përgjigje ndaj përhapjes së Kovid-19 në pranverë, ka kontribuar që ndjeshëm të ulen emetimet e ndotësve të ajrit, veçanërisht nga transporti rrugor, aviacioni dhe tregtia ndërkombëtare, thuhet në Raportin e cilësisë së ajrit në vitin 2020 të  Agjencisë evropian për mjedisin jetësor, njofton Portalb.mk.

Sidoqoftë, ajri i ndotur, i cili është akoma i pranishëm, është ende shkaku i qindra mijëra vdekjeve të parakohshme në Evropë. Sipas të dhënave zyrtare nga EEA në kontinentin e vjetër, si rezultat i ajrit të ndotur, më shumë se 400.000 njerëz në vit kanë pasoja fatale. Maqedonia është një nga vendet në të cilat Agjencia Evropiane, në vitin 2018 ka shënuar tejkalime të kufijve ditorë dhe vjetorë të grimcave PM 10 dhe PM 2,5. Megjithatë, në raporti gjithashtu thuhet se vendi, së bashku me Bullgarinë dhe Qipron, po hyn në trend pozitiv të vendeve që i kanë përmirësuar përqendrimet e tyre mesatare vjetore të PM 10 në dekadën e fundit.

Sipas EEA, e cila analizon ndikimet në cilësinë e ajrit bazuar në të dhënat e monitorimit të raportuara nga anëtarët, të marra nga Shërbimi i Monitorimit Atmosferik Copernicus (CAMS)( Copernicus Atmospheric Monitoring Service), këtë vit, gjatë karantinës nga 15 mars deri më 15 prill, ulja më e madhe, deri në 60 %, e cila nuk është varur nga ndikimet aktuale meteorologjike, u vu re në përqendrime të oksideve të azotit, posaçërisht dyoksidit të azotit. Në të njëjtën periudhë, kur shumë vende i mbyllën kufijtë e tyre dhe e kufizuan trafikun e udhëtarëve, hekurudhave dhe atë ajror, përqendrimet e grimcave PM 10 ishin më të ulëta, në disa qytete u reduktuan edhe deri në 30 %.

Advertisement

Për më tepër, gjatë kësaj periudhe, u mbyllën një numër objektesh industriale, punëtorët qëndruan në shtëpi, gjë që gjithashtu kontribuoi në uljen e emetimeve në ajër. Ajri, në vatrat e zakonshme të përqendrimeve të larta të NO2, si Italia veriore, Gjermania perëndimore, Belgjika dhe Holanda, në këtë periudhë kishte nivele dukshëm më të ulëta të ndotjes krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Reduktimet, ndërkohë, thuhet në raport se ishin shumë më të ulëta në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore përveç në Turqi.

Duke qenë se disa vende ishin shumë më kufizuese në aspekt të ndalimeve të udhëtimit sesa të tjerët, kjo reflektohet në përqindjet e përqendrimeve të ndotësve të ajrit. Kështu, qytetet ku emisionet e dyoksidit të azotit ranë më së shumti janë Barcelona ​​me 59 %, Milano me 54 %, Marseja me 49 %, Gjeneva me 47 % dhe Ankaraja me 46 %.

Nivelet e PM 10, nga ana tjetër, varen shumë më tepër nga kushtet meteorologjike, si dhe nga burimet e tyre në natyrë. Sidoqoftë, në këtë periudhë të vitit ato ishin gjithashtu më të ulëta në shumë pjesë të Evropës. Reduktimet më të mëdha u regjistruan përsëri në Spanjë dhe Itali, me një rënie mesatare prej gati 40 përkatësisht  35 %, në Francë dhe Norvegji ku përqendrimet e PM 10 në këtë periudhë ishin më të ulëta me 25 %.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like