Kryeministri Zoran Zaev sot në konferencë për shtyp, ka deklaruar se ekzistojnë ende mundësi të madhe të mos arrihet marrëveshje me Bullgarinë, por megjithatë ai vazhdin të mbetet optimist.
“Me optimizëm dërgojmë mesazh se bëjmë gjithçka që të arrijmë zgjidhje. Unë jam i njëjti që më 11 tetor, e njoftova popullin tonë se mund të mos kemi zgjidhje, gjegjësisht të mos mbahet konferenca e parë ndërqeveritare me Bashkimin Evropian”, tha Zaev. Kryeministri i vendit ka shtuar se vazhdojnë të kërkojnë zgjidhje, që do të jetë e pranueshme për të dy palët, duke potencuar se për këtë çështje diskutimet janë në fazën finale dhe kjo situatë mund të përdoret për pikë politike.
Shpresë për zgjidhjen e këtij kontesti ishte paralajmëruar në Samitin e Sofjes prej ku Zaev deklaroi se pret që deri ditën e martë të javës së ardhshme të arrihet marrëveshje me Bullgarinë
+ There are no comments
Add yours