Zaev flet për mbajtjen e regjistrimit, ja çfarë thotë

Estimated read time 2 min read

Kryeministri Zoan Zaev edhe njëherë është shprehur i prerë se Regjistrimi i popullsisë do të realizohet dhe atë sipas metodologjisë së miratuar nga Kuvendi. Zaev hodhi poshtë edhe njëherë propozimin e opozitës maqedonase që edhe popullsia rezidente të mund të regjistrohet në mënyrë elektronike, duke komentuar se seanca e parë e Kuvendit është në 14 shtator, ndërsa regjistrimi fillon më datë 5 shtator. Zaev tha se Enti i Statistikave i ka përfunduar të gjitha përgatitjet për zbatimin e regjistrimit. Ai tha se ky operacion statistikor patjetër të realizohet që të mund të sigurohet barazi e korrektësi për të gjithë qytetarët në të gjitha sferat. Regjistrim ka dhe patjetër të ketë pas 20 viteve. A jemi shtet, komb a çka jemi. Patjetër të ketë regjistrim. Thamë lehtësoni regjistrimin për shkak të bazës elektronike të të dhënave të cilën e kanë. Një pjesë e madhe vetëm do të kontrollohen. E dyta, janë siguruar masat në tërësi, i falënderoj qytetarët që ditët e fundit aplikuan dhe falë Zotit janë kompletuar regjistruesit, e gjithçka është e gatshme për regjistrimin. Kisha dje mundësin përmes mediave ta ndjek dhe drejtorin e Entit për Statistika, Apostolin dhe më vjen mirë që shteti jonë përfundimisht tregon kapacitet për të zbatuar operacion të këtillë statistikor- deklaroi Zoran Zaev./Alsat/

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like