Xhonson u vaksinua kundër Covid-19

Kryeministri britanik, Boris Xhonson e mori dozën e parë të vaksinë kundër Kovid-19 të AstraZenekas dhe u bëri thirrje njerëzve ta ndjekin shembullin e tij.

Pesëdhjetë e gjashtëvjeçari Xhonson u vaksinua në të njëjtin spital ku vitin e kaluar ndodhej në repartin për trajtim intensiv i infektuar me koronavirus.

“Nuk ndjeva absolutisht asgjë. Ishte shumë mirë, shumë shpejtë”, tha Xhonson pas injektimit në spitalin londinez Sent Tomas.

“Kur gjithsecili prej jush do t’i bëhet thirrje të shkojë të vaksinohet, ju lutem, shkoni dhe bëjeni. Kjo është më e mira për ju, më e mira për familjen tuaj dhe të gjithë të tjerët”, tha ai.

Advertisement

Boris Xhonson u vaksinua ditën kur vendet evropiane e vazhduan përdorimin e vaksinës AstraZeneka, pasi rregullatori për barëra BE-së publikoi se përfitimet e vaksinës i tejkalojnë të gjitha rreziqet./Alsat

Advertisement
Advertisement

You May Also Like