Xhavit Haliti me kërkesë urgjente për qeverinë Kurti

Estimated read time 2 min read

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që urgjentisht të marrë masa për të gjitha qyetet e Kosovës që nuk e kanë ujin e filtruar. Haliti në seancën e sotme të Kuvendit tha se urgjentisht duhet të planifikohen rezervaret e ujit që të furnizohen të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Qeveria urgjentisht duhet të marrë masa për të gjitha qytet që nuk e kanë ujin e filtruar, të planifikojnë rezervaret e ujit e të furnizoh en të gjithë qytetarët. Unë dua të ju them se në Deçan, Junik Peje e Istog, uji pihet edhe përmes vadave, prandaj mund të ndodhin edhe në vende të tjera”, tha Haliti. Ai thotë se uji nuk po filtrohet, por vetëm po klorifikohet, e që sipas tij po bëhet klorifikim pa standarde.

Advertisement

“Nuk e di nëse qeveritë tona kanë bërë ndonjë projekt për këtë çështje, asnjëra prej këtyre qyteteve nuk pin ujë të filtruar, uji vetëm klorifikohet pa standarde. Shif kush e bën klorifikimin dhe pastaj mund ta konstatosh shumëlehtë se a pijnë qytetarët ujë të pastër.

Në Deçan është dashtë të bëhet ndërhyrje e madhe me ujë, derisa të konstatohet se a duhet të pihet uji”, tha Haliti.

Kujtojmë se rreth 2 mijë qytetarë u helmuan në Deçan rreth pesë ditë më parë.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like