Një nëpunës policor nga fshati Inxhikovë u plagos sot në mëngjes gjatë pastrimit të pistoletës së tij zyrtare, kumtoi MPB.
“Sot në mëngjes rreth orës 03:00 në një shtëpi në fshatin Inxhikovë, Shkup. A.S. (24), një nëpunës policor, gjatë pastrimit të pistoletës së tij zyrtare, gjuajti një plumb dhe u plagos në këmbën e tij të djathtë. A.S. u transferua në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” për trajtim mjekësor”, theksojnë nga MPB-ja.
Advertisement
Prej atje informojnë se është informuar Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Kriminale dhe Standarde Profesionale/Koha.mk
Advertisement
Advertisement