Vulin: S’na duhen rusët për t’u kthyer me forcë në Kosovë, mjaftojnë serbët e lindur atje

Estimated read time 1 min read

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin, i është përgjigjur ish-komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, i cili tha në Klan Kosova se “presidenti serb dhe Vulin janë duke rekrutuar mercenarë rusë për t’i sjellë në veri të Kosovës”.

Duke e mohuar këtë, Vulin tha se “nëse Beogradi dëshiron të kthehet me forcë në ‘krahinë’, nuk do të ketë nevojë për rusë apo të huaj të tjerë, por vetëm për serbët e lindur atje”, shkruan Danas, njofton Klan Kosova.

Advertisement

“Nëse Serbia dëshiron të kthehet me forcë në veri dhe jug të Kosovës nuk do të kishte nevojë për rusët apo ndonjë të huaj tjetër, mjaftojnë serbët e lindur atje”./Klankosova.tv/.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like