Breaking News :

nothing found
28-03-2023

Von der Lajen: Vaksinimi në BE fillon më 27 dhjetor

Advertisement

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen sot konfirmoi se vaksinimi kundër koronavirusit në Bashkimin Evropian do të fillojë më 27 dhjetor.

“Vaksinimi në Bashkimin Evropian do të fillojë më 27, 28 dhe 29 dhjetor. Ky është momenti i Evropës. Së bashku t’i mbrojmë qytetarët tanë. Së bashku jemi më të fortë”, ka shkruar Fon der Lajen në Tuiter.

Më shumë vende evropiane, përfshirë Gjermaninë, Francën dhe Italinë, paraprakisht kumtuan se do ta koordinojnë fillimin e fushatave të tyre për vaksinimin kundër koronavirusit.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Shpan sot deklaroi se të gjitha vendet-anëtare të BE-së planifikojnë ta fillojnë vaksinimin kundër koronavirusit më 27 dhjetor./tv21

Advertisement

Read Previous

Bota po vuan nga COVID-19, në Wuhan rikthehet jeta e natës

Read Next

Bullgaria mbështet Republikën e Maqedonisë Veriore me grante në vler rreth 300 mij euro