Bota po vuan nga COVID-19, në Wuhan rikthehet jeta e natës

Jeta e natës në Wuhan i është kthyer normalitetit, shtatë muaj pasi autoritetet lokale të këtij qyteti kinez hoqën masat e rrepta për luftimin e pandemisë së COVID-19.

Ndërsa vendet e tjera rreth botës po vuajnë nga një valë e re e pandemisë, në Wuhan këto ditë është mbajtur një festival ku morën pjesë me mijëra njerëz. Gjithashtu, kinematë, teatrot dhe palestrat sportive janë hapur dhe duket se gjithçka po i kthehet normalitetit.

Në një birrari të mbushur me njerëz, Zhang Qiong, një nga banorët e këtij qyteti, po shijon një natë jashtë me miqtë.

“Pasi përjetova valën e parë të pandemisë në Wuhan e më pas lirinë, duket se kam fituar një jetë të dytë”, shprehet ai.

Jashtë, të rinj pa maska dynden në rrugë, konsumojnë alkool e duhan e luajnë lojëra rruge.

Advertisement

Rigjallërimi i jetës së natës në qytetin ku e pati origjinën virusi ofron një vështrim tek jeta që presim të rikthehet pas pandemisë, që shumë vende në botë shpresojnë se do të jetë realitet pas shpërndarjes globale të vaksinave.

Qyteti me mbi 10 milionë banorë ishte shndërruar në një “qytet fantazmë” sepse as edhe një njeri nuk lëvizte nëpër rrugë në orët e vona dhe policia kontrollonte çdo gjë.

Që prej 10 majit, Wuhani nuk raporton asnjë rast të transmetimit lokal të COVID-19./ Opinion.al

Advertisement
Advertisement

You May Also Like