Breaking News :

nothing found
30-03-2023

VMRO: Kompania e vëllait të Zaevit ka marë kredi 200 milionë euro nga banka që falimentoi

Advertisement

VMRO-DPMNE përmes një komunikate ka theksuar se kryeministri Zoran Zaev ka pranuar se kompania e vëllai të tij Vice Zaev është e përfshirë në një kr im të rëndë me vlerë prej 200 milionë eurove.

Sipas kësaj partie, Vice që është bashkëpronar i një kompanie ka marrë kredi nga banka tashmë e falimentuar Eurostandard bank dhe se kjo siç thuhet është pranuar nga vetë Zaev.

Nga partia opozitare kërkojnë hetim të thellë për rastin për të nxjerrë të vërtetën e krimit të rëndë. “Mijëra qytetarë akoma presin paratë e tyre nga banka e falimentuar, derisa firmat e Zaevit dhe të afërmve të tij kanë marrë kredi pa mbulesë, duke u pasuruar në llogari të qytetarëve që kanë kursyer, paratë e të cilëve tashmë nuk janë”, thekson VMRO-DPMNE

Advertisement

Read Previous

Zvicër, nga viti 2021 udhëtimi prej shtëpisë në zyrë do të llogaritet orar pune

Read Next

S’ka më grumbullim para bankave, ja kurr do të nisin pagesat në postë