Taravari flet pas anulimit të takimit të sekretarëve të partive shqiptare

Sekretari i përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari ka theksuar se nuk do të marrin pjesë në takimin e thirrur në nivel të sekretarëve të partive politike. Ai në një prononcim theksoi se tani në fazën kur shtabet e ASH-AAA po punojnë për regjistrimin masovik të mërgimtarëve, nuk duan të fotografohen me Artan Grubin, që sipas tij, po tenton të përvetëson këtë proces.

“Tash më është vonë, takimi duhej te realizohet para sjelljes së ligjit për regjistrim dhe metodologjisë së regjistrimit. Tani në këtë fazë kur shtabi ynë i ASH-së dhe AAA-së për regjistrim punon me efikasitet të madh dhe kur mërgimatarët regjistrohen masovikisht, nuk jemi të interesuar për një fotografim me Artan Grubin, i cili në kontinuitet po tenton të përvetëson këtë proces si e arritur e BDI-së, e në ndërkohë pa mos sqaruar ende pse dështoi regjistrimi i vitit 2011”, ka theksuar Arben Taravari.

Advertisement

Sipas një njoftimi të shpërndarë në media, ishte thirrur ky takim pak orë para atij midis krerëve të LSDM dhe VMRO-DPMNE, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski. Ky takim është caktuar për në ora 11:00./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like