S’ka më grumbullim para bankave, ja kurr do të nisin pagesat në postë

Nga 1 marsi i vitit të ardhshëm, qytetarët do të mund të paguajnë përsëri faturat e tyre dhe t’i tërheqin pensionet përmes Postës. Nga Posta sigurojnë se deri në fund të vitit do të nënshkruajnë marrëveshjen me Halk Bank, pas çka obligimi i bankës është të lidhet teknikisht me sistemin postar brenda dy muajsh.

Posta e Maqedonisë:

“Marrëveshja është në fazën përfundimtare dhe do të nënshkruhet deri në fund të këtij viti. Detyrimi i bankës është që të fillojë më së voni për dy muaj, pas çka pritjet janë që më 1 mars të vitit të ardhshëm, qytetarët do të mund të paguajnë në postë”.

Punonjësit nuk do të duhet të shkojnë në trajnim sepse programi do të jetë i njëjtë me atë që e kanë përdorur me bankën e falimentuar Eurostandard.

Posta e Maqedonisë:

“Përparësitë konkurrues të Halk Bank janë se ajo do të përdorë të njëjtin softuer si më parë, modeli teknik është gati, punonjësit do ta shohin të njëjtin ekran, nuk do të ketë softuer të ri kështu që nuk do të ketë nevojë për trajnim të stafit.”

Advertisement

Posta e Maqedonisë mbeti pa qarkullim pagesor që nga gushti pas falimentimit të Bankës Eurostandard me të cilën kishte lidhur kontratë. Që nga ajo kohë, filialet postare kanë funksionuar vetëm për të dërguar dërgesa dhe letra. Qytetarët nuk mund të paguajnë fatura, as të presin që postieri të sjellë pensionin e tyre në adresën e shtëpisë.

Andrea Çobanova-AlsatM

Advertisement
Advertisement

You May Also Like