Vjosa Osmani tregon se a ka blerë shtëpi në “Marigona Hill”

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, njëherësh kandidate e Vetëvendosjes për presidente e ka mohuar kategorikisht se ka blerë shtëpi në lagjen Marigona Hill.

Ajo tha se nuk ka një shtëpi në Marigona Residence dhe se jeton në një banesë 54 metra katror bashk me 4 anëtar të familjes

“Nuk kam shtëpi në Marigona Residence. Ta qartësojë një gjë, unë jetoj në një banesë 53-54 metra katror dhe jemi katër anëtarë të familjes jetoj që nga vitit 2012. Unë dhe bashkëshorti im punojmë qe 22 vite në Kosovë, Australi dhe ShBA. Dhe nëse një familje brenda 22 vitesh arrin me punë të ndershme, dhe që mundet secilin cent ta arsyetojë, të arrijë që të kalojë dhe të kalojnë nga një banesë 53 -54 metra në të ardhmen në një shtëpi të vogël, sepse janë shpifje të mëdha 400 mijë 500 mijë. Më tregoni mua ku është problemi që ne kemi kontraktuar diçka që ende nuk e kemi paguar që ndoshta mund ta paguajmë në 20 vitet e ardhshme me kredi, duke shitur banesën aktuale siç bëjnë shumica dërmuese e familjeve”, tha ajo.

Advertisement

Osmani gjithashtu është shprehur se do të kërkojë nga prokuroria që njeriun e parë të cilit do t’I hetohet pasuria të jetë veta ajo.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like