Breaking News :

nothing found
19-08-2022

Kurti tregon arsyen pse nuk doli në debat me Enver Hoxhajn

Advertisement

Albin Kurti ka treguar se pse ka refuzuar të debatoj me kundërkandidatin e tij, Enver Hoxhaj.
“Së pari, ne bëmë koalicionin parazgjedhor dhe e identifikuam saktë se zgjedhjet janë referendum. Për të dalur në debat, më duhej një përfaqësues i PLAN-it. Vetëm kështu bëhej debati. Ajo që po ndodhë sot është pasojë e 25 marsit. Në njërën anë jemi unë dhe presidentja dhe në anën tjetër janë ata. Ata le ta nxjerrin një përfaqësues dhe e bëjmë një debat”, u shprehë ai në RTV Dukagjini.
Moderatori i RTV Dukagjinit, Ermal Panduri i tha se pse bëri sikurse ish-presidentin, Hashim Thaçi duke i ikur debatit.
“Unë nuk po mund të besoj që po më krahasoni me ata që e kanë kapur shtetin e unë dua ta bëj të kundërtën”, tha ai.

Advertisement

Read Previous

Osmani: Në ditët e para të qeverisjes, do të miratohet Ligji Anti-Mafia

Read Next

Vjosa Osmani tregon se a ka blerë shtëpi në “Marigona Hill”