Vitia: Po rishikojmë masat e reja, janë shumë fëmijë të infektuar

Estimated read time 1 min read

Që nga dita e hënë, ministri i Shëndetësisë Arben Vitia ka zhvilluar takime intensive me të gjithë hisedarët për rishikimin e masave të reja kundër COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur ministri në seancën plenare.

Vitia ka thënë se masat do vendosen duke u bazuar në numrin e qytetarëve të vaksinuar, shkruan rtv21.tv

Sipas tij, nuk ka asnjë arsye që qytetarët të mos vaksinohen kur vaksinat janë të sigurta.

“Varianti Delta nuk kursen tanimë as fëmijët, janë shumë fëmijë të infektuar në valën e fundit, disa nga ta edhe pse në gjendje stabile janë të shtruar në Klinikën e Pediatrisë në QKUK. Ky është alarm për të gjithë qytetarët që të jenë të përgjegjshëm”, ka thënë Vitia./21Media

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like