“Mos ardhja e vaksinës”, VMRO kërkon dorëheqjen e Filipçes, porosi edhe Zaevit!

Anulimi i pranim-dorëzimit të vaksinave, të cilën Qeveria e Zaevit e paralajmëronte për 10 ditë është pjesë e turpit dhe paaftësisë epike të Zaevit, kështu thonë nga opozitarja VMRO-DPMNE, pas njoftimit se do të anulohet pranim dorëzimi i vaksinave anti-Covid nga Serbia, informon Zhurnal.mk, përcjellë nmk-post.

“Në vend që të justifikohen se edhe ky është një perceptim, nesër presim që Filipçe vetë ta nënshkruajë dorëheqjen e tij dhe ta shpëtojë vendin nga paaftësia dhe turpi epik. Zaevi e theu fundin. Një bandë e njerëzve të paaftë e drejtojnë vendin tonë”, thuhet mes tjetash në komunikatën me shkrim të VMRO-DPMNE-së. (Zhurnal.mk)

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like