“Virusi Britanik”, Filipçe: Nuk ka vend për panik

Në një kohë kur situata me Kovid-19 po stabilizohet në vend, është zbuluar lloji britanik i virusit, i cili ka një transmetim më të shpejtë për 70 për qind, por është me një formë më të lehtë.

Siç informoi Ministria e Shëndetësisë gjatë analizës së të dhënave të pacientëve pozitivë në kovid në janar, në laboratorin privat për gjenetikë dhe mjekësi të personalizuar në Klinikën “Zhan Mitrev” te një kampion është zbuluar mutacion i variantit britanik të virusit SarsKov2. Bëhet fjalë për një burrë 46 vjeç, i cili tashmë është shëruar, gjegjësisht në bazën e të dhënave të Institutit për Shëndet Publik pacienti nga 22 janari i vitit 2021 udhëhiqet i shëruar.

Sipas informacioneve të ISHP-së, pacienti për herë të parë më 29 dhjetor të vitit 2020, për shkak të rritjes së temperaturës dhe frymëmarrjes së vështirësuar, ka bërë test të shpejtë. Testi është me rezultat pozitiv. Pas disa ditëve, gjegjësisht më 4 janar të vitit 2021 paraqitet për kontroll në spitalin privat “Zhan Mitrev” ku i është bërë testi PCR i cili është pozitiv, ndërsa pacientë menjëherë është shtruar në spitalin privat. Më 15 janar në spital i është bërë edhe një test i cili sërish është pozitiv. Në anketën epidemiologjike pacienti nuk ka raportuar kontakte, as nuk ka deklaruar se ka udhëtuar jashtë shtetit.

Advertisement

Laboratori në spitalin “Zhan Mitrev” me metodë të veçantë PCR është konfirmuar se pacienti dyshohet në ndonjë mutacion të virusit, ndërsa pastaj është bërë sekuencim të izolatit . Sipas informacionit që e përcollën në Ministrinë e Shëndetësisë, të gjitha mutacionet të cilat e definojnë variantin britanik janë konfirmuar te izolati i këtij pacienti. Te kampionet e tjera të cilat janë analizuar në laboratorin privat nuk është zbuluar varianti britanik i SarsKov2./Tv21/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like