Sërish tërmet në Kroaci

Sipërfaqja e Kroacisë vazhdon të mos jetë e qetë, sidomos zona e cila ditë më parë u prek nga tërmeti i fuqishëm. Siç njoftojnë mediat kroate, një tërmet me magnitudë 3 të shkallë sipas Rihter është ndjerë në Kroaci mbrëmë në orën 00:28 në zonën e Petrinja, përcjell NMK-Post. Shërbimi Sizmologjik Kroat njoftoi se intensiteti në epiqendër ishte 3-4 gradë në shkallën EMC. Sipas EMSC, epiqendra ishte midis Petrinja dhe Sisak.
Në ditët e fundit në rajonin e Petrinjës dhe Sisakut janë ndjerë dhjetra tërmete më të vegjël, pas tërmeteve të mëdha të cilat shkaktuan dëme të mëdha materiale dhe dëme në njerëz.

Advertisement
Advertisement
Advertisement

You May Also Like