Kryeministri i Republikës së Bullgarisë, Boyko Borissov sot deklaroi se “për fat të keq nuk kishte përpjkje të mjaftueshme nga Maqedonia”.
Ai tha se mbështesin Shqipërinë në nisjen e bisedimeve me Bashkimin Evropian, por të njëjtën nuk mund ta thonë edhe për Maqedoninë e Veriut. Sipas tij, nuk ka pasur përpjekje të mjaftueshme nga Maqedonia dhe për këtë shkak përgjigja është negative.
“Jemi të gatshëm të vazhdojmë me bisedimet dhe të punojmë në përmbushjen e Marrëveshjes për fqinjësi të mirë”, tha kryeministri bullgar, Boyko Borissov.
Kryeministri bullgar sot kishte takim me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ndërsa sot kryeministri dhe presidenti i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Stevo Pendarovski deklaruan se nuk ndjejnë përgjegjësi për veton bullgare./nmk-post/