Portale të ndryshme nga Kosova kanë publikuar lajmin e rrejshun për gjoja vdekjen e këngëtarit mjaft të njohur Gold AG, Arijan Agushi. Injoranca nuk përfundon këtu, portale të tjera të cilat kanë përgënjeshtruar këtë lajm sërish kanë publikuar tituj të tipit: A vdiq Gold AG?
NMK-Post ka komunikuar me familjarë të familjes së ngushtë Gold AG të cilët janë shprehur të tmerruar në lidhje me këtë rast. Ata nuk kanë dashur të prononcohen, por kanë pohuar se janë ndjerë të tmerruar.
Redaksia e NMK-Post, dënon ashpër lajmet e rrejshme, e sidomos lajmet e kësaj natyre. Ka ardhur koha përfundimisht institucionet si në Kosovë, Maqedoninë Veriore por edhe në SHqipëri të marrin masa konkrete, dhe jo vetëm ndalimin e këtyre portaleve, por edhe dënimin e autorëve të tyre. Luajtja me ndjenjat e njerëzve është jonjerëzore, joetike dhe joprofesionale. /NMK-Post.com