Vetëvendosje ankohen se në disa qendra votimi në Prishtinë nuk ka më fletëvotime

Nga Lëvizja Vetëvendosje janë ankuar se në disa vendvotime në Prishtinë, janë harxhuar fletëvotimet.

Arlind Manxhuka nga Zyra për Informim e Vetëvendosjes, ka thënë për shkak të mungesës së fletëvotimeve në Prishtinë, qytetarët janë duke pritur tash e 20 minuta, shkruan Reporteri.net.

Tutje, Manxhuka ka thënë se kjo është shkelje esenciale për të ushtruar të drejtën e votës.

“Ne disa vendvotime, sidomos ne Prishtine, nuk ka me fletvotime! Qytetaret jane duke pritur tash e me shume se 20 minuta. Kjo eshte shkelje esenciale per te ushtruar te drejten e votes”, ka shkruar ai.

Advertisement

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se deri në ora 15:00, kanë dalë për të votuar 32.32 apo 567 mijë e 934 qytetarë.

Krahasuar me daljen e përgjithshme të qytetarëve në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit 2019, vërehet rritje e numrit të votuesve.

Deri më tani nuk është raportuar ndonjë parregullsi që do të ndikonte në procesin e votimit. /Reporteri.net

Advertisement
Advertisement

You May Also Like