Vdes futbollisti disa orë pas ndeshjes

Kroacia ka marrë një lajmë të zi. Pas një aksidenti të rëndë trafiku të mërkurën mbrëma në Banovo futbollisti i ri i NK Ban Jelaçiq, 28 vjeçari Ivan Colaric ka mbetur i vdekur, shkruan “Zeri.info”.

“Cole ynë i dashur, nuk ka fjalë për të përshkruar gjithçka që keni bërë për këtë klub në këto pesë vjet. Ishte një nder i madh të luaja dhe të gëzohesha me ty, pozitiviteti yt i përjetshëm solli kaq shumë gëzim në klubin tonë të vogël. Ju do të jetoni përgjithmonë në mendimet dhe zemrat tona, ne i urojmë familjes suaj shumë forcë në këto momente të vështira për të gjithë”, ka shkruar skuadra e NK Ban Jelaçiq.

Advertisement

Colaric derisa ishte duke vozitur përgjatë rrugës Banovo për shkak të mjegullës së madhe doli nga rruga dhe goditi një urë prej betoni. Ai vdiq në vendin e aksidentit dhe shoqëruesi i tij 29-vjeçar u plagos lehtë dhe u transportua në KBC Zagreb. Jozyrtarisht, bëhet fjalë për shokun e tij të skuadrës nga Ban Jelaçiq. /Zeri.infoImage

Advertisement
Advertisement

You May Also Like