Për momentin, shtetrrethimi nuk do të ketë efekt, tha Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me Kryeministrin Zaev dhe Presidentin Pendarovski, pas takimit të Këshillit të Sigurimit.
“Kufizimi në lëvizje, në drejtim të shtetrrethimit, tani besojmë se nuk do të ketë efekt. Sepse ajo që duhet parandaluar janë grupimet dhe ajo që duhet bërë është të bësh maskat si në ambiente të jashtme ashtu edhe brenda. “Këto janë parimet themelore për parandalimin e përhapjes së virusit,” tha Filipce./Alsat
Advertisement
Advertisement
Advertisement