Vazhdojnë të rriten temperaturat tropikale në Maqedoni

Estimated read time 1 min read

Moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare jugore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 13 deri në 22, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 33 deri në 40 gradë Celsius. UV – 9.

Në Shkup, do të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë me erë të dobët deri në mesatare jugore. Temperatura minimale do të zbresë deri 21, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 39 gradë Celsius.

Advertisement

Deri të premten do të mbizotërojë mot stabil dhe shumë i nxehtë. Të premten nga fundi i ditës do të ketë paraqitje të izoluar të jostabilitetit me reshje të shkurta të shiut, ndërsa në ditët e fundjavës në ditët e para të javës së ardhshme moti jostabil me shi të rrëmbyeshëm, vetëtima dhe erë të përforcuar. Temperaturat e ditës do të bien për disa gradë.

Advertisement
Advertisement

You May Also Like