Vaksnimi masiv, kaq persona u vaksinuan dje

Estimated read time 1 min read
Advertisement

Deri tani, në pikat e vaksinimit në Maqedoninë e Veriut janë vaksinuar gjithsej 321.815 qytetarë, ndërkaq në tërë shtetin gjithsej janë aplikuar 510.351 vaksina, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Gjatë ditës së djeshme, dozën e parë të vaksinës e kanë pranuar 11.220 qytetarë, ndërkaq gjithsej janë vaksinuar 12.994 persona.
Në shtet, në përgjithësi janë aplikuar 542.699 vaksina, ndërkaq janë rivaksinuar 220.884 qytetarë.
“Me numrat e fundit, 52% e popullsisë mbi 70 vjeç kanë pranuar së paku një dozë të vaksinës, 49% e popullsisë mbi 65 vjeç kanë pranuar së paku një dozë të vaksinës dhe 43% të popullsisë mbi 60 vjeç janë vaksinuar me së paku një dozë të vaksinës”, thuhet në njoftimin e MSH-së.
Deri tani, në ueb faqen vakcinacija.mk interesim për t’u vaksinuar kanë shprehur 469.212 qytetarë./Nmk-post/

Advertisement
Advertisement

You May Also Like