Vaksinim masiv falas në Itali nga java e ardhshme

Italia ka në plan të nisë një program për vaksinimin masiv falas të popullatës, veçanërisht të të moshuarve dhe punëtorëve shëndetësorë, nga fillimi i vitit të ardhshëm, paralajmëroi sot ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, para Parlamentit Italian.

Ai theksoi se Qeveria ka mundësinë të blejë 202 milionë doza vaksinash nga prodhues të ndryshëm.

Italia është vendi i parë i BE-së që u prek nga epidemia e koronavirusit në shkurt të këtij viti dhe që atëherë në atë vend janë konfirmuar rreth 1.62 milionë raste të Kovid-19 dhe 56.361 vdekje./MIA

Advertisement
Advertisement

You May Also Like