Vaksina Sputnik nuk rekomandohet për shtatzënat dhe gjidhënëset

Gratë shtatzëna dhe gjidhënëset – pjesë e kategorisë së rrezikuar të infrastrukturës shtetërore, nuk janë vaksinuar kundër Kovid. Kjo për shkak se në vaksinën ruse “Sputnik” e cila ishte paraparë të vaksinojë grupin e parë të kategorive më të rrezikuar nuk rekomandohet imunizimi i grave shtatzëna dhe gjidhënëseve. Personeli mjekësor i angazhuar për imunizim thotë për Alsat se tek shumica e rasteve është shtyrë vaksinimi, megjithatë ka pasur gra të cilat janë deklaruar se do ta ndërpresin gjidhënien për t’u vaksinuar.

Nëse kemi raste kur nënat kanë vërtetë fëmijë të vegjël 2 muajsh apo 4 muajsh ato nuk mund t’i vaksinojmë sepse duhet të vazhdojnë me gjidhënie. Kjo jo sepse shkakton efekte anësore tek nëna apo fëmija, por për shkak se ende nuk është testuar ajo se çfarë efektesh ka, ajo nuk rekomandohet. 1:39 Pas shtyrjes së vaksinimit, do e rekomandonim vaksinën kineze ose Pfizer-in. Tek Pfizer nuk shkruan se nuk rekomandohet për gratë shtatzëna dhe gjindhënëset. Përmes mjekut amë do të paraqiten përsëri dhe do presin radhë për vaksinë tjetër”, tha Xhanan Ademi, mjeke.

Drejtori i Institutit të Imunologjisë në Shkup, Aleksandar Petliçkovski thotë se përpara vaksinimit, grave shtatzëna si dhe gjidhënëseve u rekomandohet konsultime me gjinekologun amë.

Të gjithë të dhënat që i kemi deri më tani flasin se këto vaksina nuk shkaktojnë probleme, nuk janë të rrezikshme, dmth nuk ka kundërindikacione tek gratë shtatzëna si dhe nga ato gjidhënëse. Kjo është me një përjashtim tek vaksina Sputnik, konkretisht tek udhëzimi i kësaj vaksine ka një rekomandim që gratë shtatzëna dhe gjidhënëset duhet të mos e pranojnë atë. Ky moment patjetër të qartësohet. Besoj se për një kohë të shkurtër edhe ai kundërindikacion do të eliminohet”, deklaroi Aleksandar Petliçkovski, Instituti i Imunologjisë.

Advertisement

Ministria e Shëndetësisë nuk ka të dhëna se sa gra shtatzëna dhe gjidhënëse e kanë shtyrë vaksinimin deri në ardhjen e Pfizer-it.

Kjo gjë bëhet me pajtim individual të gruas. Ministria e Shëndetësisë nuk mban evidencë elektronike për këtë gjë”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Maqedonia ka kufizime në bazë të grupmoshës edhe për vaksinën Astra&Zeneca, me të cilën imunizohen vetëm qytetarët mbi 60 vjeç./BotaSot

Advertisement
Advertisement

You May Also Like